NBA/ Denver merr komandën në Perëndim, Atlanta përmbys Boston në sekondat e fundit

NBA/ Denver merr komandën në Perëndim, Atlanta përmbys Boston në sekondat e fundit

12:20, 26/03/2024

Kryesuesit e Boston u mundën sot 120-118 nga Atlanta, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Një përmbysje fantastike e Atlanta, ku u dalluan Hunter me 24 pikë e Bogdanovic me 22 pikë.

Për Boston, Tatum realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë.

Ngjit shkallët në renditje skuadra e Dallas, që mposhti 115-105 Utah Jazz jashtë fushe. Luka Doncic protagonist me një “triple double”, autor i 29 pikëve 12 rebound e 13 asist.

Në sekondat e fundit fiton edhe San Antonio, që falë 52 pikëve të dyshes Sochan-Vassell, mundi 104-102 Phoenix.

Humbja e dytë radhazi për Clippers, që në fushën e tyre u mundën 133-116 nga Indiana.

Për miqtë u dallua Siakam me 31 pikë. Nuk zhgënjen ekipi kampion i Denver, që mundi 128-123 Memphis, duke ruajtur vendin e parë në Perëndim. Për kampionët u dallua Jokic me 29 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Charlotte 115-92

Atlanta – Boston 120-118

New York – Detroit 124-99

Toronto – Brooklyn 88-96

Chicago – Washington 105-107

Houston – Portland 110-92

San Antonio – Phoenix 104-102

Denver – Memphis 128-123

Utah Jazz – Dallas 105-115

Sacramento – Philadelphia 108-96

Clippers – Indiana 116-133

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco