Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Suedi-Shqipëri luhet në stadiumin 50 mijë vendesh, ja sa tifozë kuqezi do jenë në Stokholm

Suedi-Shqipëri luhet në stadiumin 50 mijë vendesh, ja sa tifozë kuqezi do jenë në Stokholm

17:07, 25/03/2024

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 19:00 miqësoren e dytë me Suedinë, pas asaj me Kilin.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit.

Një stadium 50 mijë vendesh ku luan kombëtarja suedeze dhe klubi i AIK-ut.

Një impiant i ri i cili është hapur në vitin 2012 dhe ka kushtuar 300 milionë euro.

Ai përdoret edhe për koncertet e grupeve më të famshme muzikorë në botë.

Sa i përket tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium, nga mediat suedeze raportohet se janë shitur rreth 19 mijë bileta, një interes jo shumë i lartë për këtë ndeshje miqësore.

Suedia humbi 5-2 pak ditë më parë ndaj Portugalisë, ndërsa kjo do të jetë përballja e dytë për këtë muaj.

Sa i përket tifozëve shqiptarë, mendohet se janë rreth 1 mijë tifozë në sektorin përkatës të tifozëve miq, ndërsa 1 mijë të tjerë të shpërndarë në pjesët e tjera të stadiumit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco