Superkupa në Arabi në këmbim për tokën ku do ndërtohen hotele, akuza e rëndë për Rubiales

Superkupa në Arabi në këmbim për tokën ku do ndërtohen hotele, akuza e rëndë për Rubiales

16:43, 25/03/2024

Telashe të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes “Hermoso” duhet të mbrohet nga akuzat e rënda.

I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vend.

Akuza që dalin nga hetimi, në të cilin është përfshirë Rubiales, por mbi të gjitha nga xhaxhai i tij dhe ish-shefi i kabinetit të presidentit të Federatës së Futbollit, Juan Rubiales.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në fakt, në hetimin që përfshin ish-presidentin dolën “komisione jashtëkontraktore”, të cilat, lexojmë në urdhër, “nënkuptojnë marrjen e tokës në vendin arab, menaxhimi i së cilës kuptohet se është i lidhur me menaxhimin e hotelit”.

Në qendër të hetimit, siç u përmend, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës Spanjolle të Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit.

Hetimet nisën edhe pas ankesës së paraqitur në organet gjyqësore për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë “Kosmos” të ish-futbollistit të Barcelonës, Zherard Pike, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.

Deri tani janë bërë 7 arrestime dhe 5 persona të tjerë janë nën hetim.

Garda Civile tha se Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të “Associated Press”, ish-presidenti aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane. Agjentët kanë kontrolluar shtëpinë e tij në Granada, duke kërkuar kontrata dhe dokumente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco