Statistikat e përballjeve direkte me Suedinë, Shqipëria ka vetëm një fitore

Statistikat e përballjeve direkte me Suedinë, Shqipëria ka vetëm një fitore

14:01, 25/03/2024

Kjo e sotmja do të jetë përballja e gjashtë në histori mes Shqipërisë dhe Suedisë.

Në pesë takimet e para, suedezët kanë fituar tri herë, një herë ka përfunduar barazim dhe një fitore ka marrë Kombëtarja shqiptare.

Ndeshja e parë në kualifikuese botërori është luajtur në vitin 1988 në Tiranë, ku Suedia triumfoi 2-1, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Ylli Shehu.

Në ndeshjen e kthimit kualifikuese, Suedia fitoi sërish me shifrat 3-1 dhe golin e vetëm e realizoi Kushta me penallti.

Miqësorja e shkurtit 2004 në Tiranë mbaroi me fitoren 2-1 të Shqipërisë, ku shënoi Skela dhe Aliaj.

Ndërkohë për kualifikuese botërori sërish kemi barazuar 0-0 në 2008 dhe në Suedi jemi mposhtur 4-1, ku shënoi Hamdi Salihi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco