Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Ferrari rikthehet te fitorja, Carlos Cainz triumfon në Çmimin e Madh të Australisë

Ferrari rikthehet te fitorja, Carlos Cainz triumfon në Çmimin e Madh të Australisë

22:35, 24/03/2024

 

“Skuqet” podiumi në Çmimin e Madh të Australisë. Carlos Sainz ia doli të triumfojë në Albert Park, ndërsa fill pas tij e mbylli garën piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, duke kompletuar kështu një sukses të rëndësishëm të skuadrës italiane.

Natyrisht një garë e kushtëzuar nga tërheqja e Max Verstappen, me pilotin tre herë kampion bote që pati probleme me frenat dhe u detyruar të ndërpresë garën e të kthehet në bokse me Red Bullin e tij.

Një tërheqje nga gara pas thuajse dy vitesh edhe për Verstappen, teksa përfitoi maksimalisht Sainz, që mori shpejt kryesimin e garës dhe bëri një performancë perfekte, duke marrë një sukses tërësisht të merituar. Vendi i dytë për Leclerc, duke bërë që për herë ta parë që nga 2022-shi në Bahrein, dy makinat Ferrari të mbyllin garën në krye.

Garë mjaft e mirë edhe për makinat McLaren, me Lando Norris që u ngjit në podium dhe fill pas tij u rendit Oscar Piastri. Në Çmimin e Madh të Australisë nuk mungoi as paniku, me britanikun George Russel që u përplas në mur me Mercedesin e tij. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco