Franca për herë të parë pas 84 ndeshjesh pa Antoine Griezmann

Franca për herë të parë pas 84 ndeshjesh pa Antoine Griezmann

09:31, 19/03/2024

Seria e Antoine Griezmann prej 84 paraqitjesh radhazi do të marrë fund.

Sulmuesi i Atleticos së Madridit ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe, sipas RMC Sport, nuk do të jetë i gatshëm për Deshamps për ndeshjet me Gjermaninë dhe Kilin, kundërshtarë të Francës në miqësoret e marsit.

Mungesa e sulmuesit të Atleticos do të thotë se pas 84 ndeshjesh, kombëtarja franceze do të luajë pa të.

Hera e fundit që Griezmann humbi një ndeshje me Francën ishte në qershor 2017, kur ai nuk u aktivizua, edhe pse ishte në stol, në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj Anglisë.

Trajneri i Francës, Deschamps, ka grumbulluar Guendouzin e Lazios pas largimit nga grumbullimi të Greizmannit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco