Milani kërkon bomberin e Fenerbahçes, turqit refuzojnë ofertën e parë

Milani kërkon bomberin e Fenerbahçes, turqit refuzojnë ofertën e parë

09:18, 19/03/2024

Milani është në kërkim të një sulmuesi. Mosha e Giroud dhe pasiguria rreth të ardhmes së tij, po shtyjnë gjithnjë e më shumë kuqezinjtë që të hedhin sytë në merkato për të synuar një lojtar goli. Sipas mediave turke, emri i përzgjedhur nga kuqezinjtë është ai i Sebastian Szimanski.

Bomberi i Fenerbahçes ka bërë shumë mirë në këtë edicion dhe ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Milanit, të cilët shohin te ai një pasardhës perfekt për rolin që mund të lihet i lirë nga Giroud.

Futbollisti ishte ndjekur edhe në janar nga klubi, por forma që treguan në ato momente Okafor e Joviç, qetësoi pak skuadrën italiane,

Sipas “Aksam”, Fenerbahçe ka refuzuar ofertën e parë prej 18 milionë eurosh nga klubi italian pasi kërkon 28.

Kjo shifër ka bërë që Milani të tërhiqet për momentin, duke menduar një ofertë të dytë për lojtarin i cili në këtë sezon ka shënuar 14 gola e ka dhënë 12 asiste.

Për Szimanskin raportohet se kanë shfaqur interes edhe Napoli me Totenhemin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco