Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Skënderbeu triumfon ndaj Egnatias, Teuta i falet supergolit të Peposhit

Skënderbeu triumfon ndaj Egnatias, Teuta i falet supergolit të Peposhit

19:04, 16/03/2024

Tjetër rezultat negativ për Egnatian në Superiore, ku nuk po arrin ta gjejë fitoren prej shtatë ndeshjes. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova (trajneri i rrogozhinasve festonte ndeshjen e 100-të në stol) u mposht 2-0 në Korçë nga Skënderbeu, me skuadrën bardhekuqe që ruan vendin e katërt pavarësisht rezultatit që do të arrijë Tirana në derbi me Dinamon.

Egnatia do të parakalohej nga Vllaznia, nëse kuqeblutë fitojnë ndeshjen e kësaj jave në fushën e Kukësit.

“Heroi” i skuadrës së Skënderbeut në këtë ndeshje rezultoi Ahanonu, që shënoi të dy golat e vendasve në minutat 20’ dhe 40’. Në minutën e parë shtesë, Aleksi i Egnatias humbi një 11-metërsh.

Dështim një tjetër pretendent për titullin kampion, Partizani, që u kthye pa pikë nga “Niko Dovana” i Durrësit. Teuta mori një trepikësh me shumë vlerë për mbijetesën falë golit fantastik të Peposhit në minutën e 67-të. video

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco