Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Sfida me Gjermaninë, Kosova U21 grumbullon edhe 4 futbollistë të Superiores

Sfida me Gjermaninë, Kosova U21 grumbullon edhe 4 futbollistë të Superiores

17:01, 16/03/2024

 

Publikohet edhe lista e futbollistëve të grumbulluar nga Kosova U21, për ndeshjen që do të luajë ndaj Gjermanisë në transfertë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2025.

Trajneri i Shpresave të “Dardanëve”, Afrim Tovërlani ka publikuar listën me 23 futbollistë, katër prej të cilëve aktivizohen në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Bëhet fjalë për portierin e Tiranës, Mustafë Abdullahu, mesfushorin e Laçit, Altin Kryeziu, mesfushorin e Partizanit, Redon Ismaili dhe sulmuesin e Dinamos, Veton Tusha.

Kosova ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 6 ndeshjet e para në grup, pasi ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe po kaq humbje. Nga ana tjetër, Gjermania ka bërë një ecuri perfekte, duke fituar të katër ndeshjet e luajtura dhe duke mbajtur kryesimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco