Lëvizje e befasishme te Vllaznia, i jepet detyra e rëndësishme Tefik Osmanit

Lëvizje e befasishme te Vllaznia, i jepet detyra e rëndësishme Tefik Osmanit

23:25, 18/11/2023

Vetëm pak ditë pas largimit nga Tirana, Tefik Osmani merr detyrën e rëndësishme te Vllaznia. Klubi shkodran ka njoftuar se korçari është emëruar Drejtor Sportiv, pozicion të cilin e kishte edhe te bardheblutë.

Pas largimit të Memellit, të shumtë kanë qenë zërat kundër drejtorit aktual sportiv, Elvis Plori, i cili bashkë me pogradecarin e larguar, ka ndërtuar skuadrën në verë.

Me emërimin e Osmanit Drejtor Sportiv, zyrtarizohet edhe “divorci” me Plorin.

Njoftimi i Vllaznisë

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë  me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të suksesshme dhe plot trofe.

Me këtë rast, Klubi falënderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco