FOTO/ Incidente në Letoni-Kroaci, një tifoz kroat futet në fushë

FOTO/ Incidente në Letoni-Kroaci, një tifoz kroat futet në fushë

21:43, 18/11/2023

Takimi ndërmjet Letonisë dhe Kroacisë në kualifikueset e EURO 2024, pati edhe një mysafir të paftuar në fushë.

Një tifoz me kapele, xhaketë të zezë dhe xhinse, i veshur me një flamur kroat me të shkruar “Tomislavgrad”, vrapoi në fushë, pas të cilit një roje sigurie e rrëzoi atë dhe e nxori jashtë fushës, i shoqëruar nga një tjetër.

E gjithë kjo është përcjellë nga trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, i cili është përfshirë dhe ka tentuar ta ndihmojë.

“Mirënjohje për ata djem që erdhën këtu në Riga në këtë mot të ftohtë. Nuk e di sa ishin, diku rreth dy mijë. Kjo është ajo që ne kemi nevojë. Tifozi hyri në fushë dhe rojet e sigurisë u treguan të vrazhdë me të. Ne u munduam disi që ta nxjerrim nga ajo situatë”, tha Daliç për “Nova TV”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco