Ish-sulmuesi i Milanit humbet zgjedhjet për president të shtetit

Ish-sulmuesi i Milanit humbet zgjedhjet për president të shtetit

20:32, 18/11/2023

George Weah nuk është më president i Liberisë. Fituesi i zgjedhjeve (në balotazh) është Joseph Boakai, ish-zëvendëspresident (nga 2006-2018), i cili fitoi 28 mijë vota më shumë se ish-fituesi i “Topit të Artë” dhe sulmuesi i Milanit.

Një disfatë me pak më shumë se një pikë përqindje (Boakai fitoi 50,89% të votave), por nuk do të ketë rinumërim:

“Rezultatet e shpallura këtë mbrëmje, edhe nëse nuk janë përfundimtare, tregojnë se Boakai ka një avantazh që nuk mund të rikuperohet”, ka pranuar presidenti në largim.

“Është momenti i elegancës në disfatë. Populli liberian ka folur dhe zgjedhja e tij do të nderohet dhe respektohet”, tha ish-i i Milanit, cituar nga “L’Equipe”.

Weah, sipas shtypit liberian, pagoi shtrenjtë për rastet e korrupsionit që përfshinin anëtarë të qeverisë së tij.

“Ju ftoj të ndiqni shembullin tim dhe të pranoni rezultatin. Opozita? Më duhet ta përtyp humbjen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco