Lajmi i fundit

Ngjarja horror në Shkodër, fëmija e gjetur është vajza e dytë

Mançester Siti dhe Çelsi vihen nën hetim, rrezikojnë të zbresin nga Premier League

Mançester Siti dhe Çelsi vihen nën hetim, rrezikojnë të zbresin nga Premier League

18:47, 18/11/2023

Evertoni e mori dënimin e tij, por në Angli, Mançester Siti dhe Çelsi rrezikojnë sanksione më të rënda, deri në zbritje nga Premier Liga nëse do të shpallen fajtore.

Kampionët e Anglisë janë nën hetim për shkeljen e 115 rregullave të “fair play-t financiar”, ndërkohë që Çelsi rrezikon për shkak të disa pagesave të bëra nga ish-pronari Roman Abramoviç.

“Dënimi me 10 pikë i Evertonit, mua më duket i ashpër. Por kjo përforcon faktin se sanksionet kundër Sitit [nëse vërtetohen] dhe tani Çelsit [nëse akuzohet dhe pranohen pagesat jashtë bilanceve] do mund të nxiten të jenë deri në rënie”, deklaroi Stefan Borson, një ish-avokat që ka këshilluar Sitin.

E ardhmja e klubit të Evertonit mbetet në udhëkryq pas lajmit të dënimit, ku gjasat janë edhe për ndëshkim të dytë me zbritjen e 9 pikëve të tjera.

Në shtator, pronari Farhad Moshiri, ra dakord të shiste 94% të aksioneve të tij te fondi amerikan i investimit 777.

Tanimë marrëveshja është duke kaluar procesin rregullator, ndërkohë që pritet që gjithçka të formalizohet muajin e ardhshëm.

Evertoni është edhe në procesin e ndërtimit të një stadiumi të ri që do të hapet në fund të vitit 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco