Raphael Duamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor.
Pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i Dwamena mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij.
Sot u mbajt edhe ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit.
Duamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për fatet e 28-vjeçarit që humbi jetën në terrenin e gjelbër.
Të premten, në ndeshjen miqësore që Gana luajti ndaj Madagaskarit, u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Dwamenës i cili me kombëtaren ganeze numëron tetë ndeshje dhe dy gola të shënuar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: