Lajmi i fundit

Ngjarja horror në Shkodër, fëmija e gjetur është vajza e dytë

Supergol ndaj PSG-së dhe polemika me tifozët, Leao: U treguam të gjithëve se kush jemi

Supergol ndaj PSG-së dhe polemika me tifozët, Leao: U treguam të gjithëve se kush jemi

23:38, 07/11/2023

Rafael Leao shënoi një gol fantastik kundër PSG-së dhe më pas replikoi me tifozët duke u kërkuar të heshtnin, pas vërshëllimave në humbjen kundër Udinezes.

Pas ndeshjes ai deklaroi se ishte shumë i lumtur dhe se Milani ka ende shanse të mira për t’u kualifikuar.

“Ishte një ndeshje e ndërlikuar për ne, por ia dolëm. Jam i lumtur për golin dhe për skuadrën që arriti të fitojë një ndeshje të madhe. Sot është një çmim për të gjithë ekipin, u treguam të gjithëve se kush jemi. Nuk kam fjalë, jam krenar për ekipin tim, që po bën një punë të pabesueshme. Në këtë ndeshje e dinim që mund të ndryshonim gjithçka. Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme dhe tani jemi të lumtur. Kjo fitore na ka dhënë besim.

Kritikat më motivojnë, unë flas në fushë dhe mundohem gjithmonë të ndihmoj ekipin tim,.

A besojmë te kualifikimi? Gjithmonë.

Mbape? Ai është model për mua dhe unë e vlerësoj shumë, por unë jam Rafa Leao dhe ai është Kilian Mbape. Përpiqem të eci në rrugën time duke mësuar edhe nga kampionë të mëdhenj”, tha Leao pas ndeshjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco