Dy gola dhe shumë raste shënimi, mbyllet pjesa e parë në kryendeshjen Milan – PSG

Dy gola dhe shumë raste shënimi, mbyllet pjesa e parë në kryendeshjen Milan – PSG

21:50, 07/11/2023

Ka përfunduar pjesa e parë e kryendeshjes së mbrëmjes në xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve mes Milanit dhe PSG-së.

Milani dhe Paris Saint-Germaini po barazojnë 1:1 pas fraksionit të parë të lojës, në stadiumin “San Siro”.

Ishin parisienët që kaluan të parët në avantazh, me golin e mbrojtësit Milan Skriniar, në minutën e nëntë.

Vetëm tre minuta zgjati epërsia e mysafirëve, pasi Leao me supergol barazoi shifrat në të 12-tën minutë.

Përkundër dy golave, gjatë 45 minutave të para u regjistruan shumë raste shënimi nga dy skuadrat.

Milani kishte pesë goditje në portë, krahas PSG-së që rrezikoi katër herë portën e kuqezinjve.

Sfida mes Milanit dhe Paris Saint-Germainit është në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco