I dënuar për baste në Itali, por Tonali do të luajë...

I dënuar për baste në Itali, por Tonali do të luajë...

20:01, 27/10/2023

Sandro Tonali është dënuar zyrtarisht me 10 muaj pezullim nga të gjitha aktivitet futbollistike nga Gjykata Federale në Federatën Italiane të Futbollit për shkak se ka vendosur baste për ndeshjet, gjë që nuk lejohet sipas rregulloreve sportive në Itali. Por kjo për momentin nuk e pengon futbollistin që të vazhdojë të aktivizohet me skuadrën e Njukasëll.

Konfirmimi ka ardhur sot në konferencën për shtyp të trajnerit Edi Houi, i cili ka theksuar se Tonali ishte i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Ullvërhempton dhe planifikonte të aktivizonte mesfushorin italian. Arsyeja në fakt, ka të bëjë me procedurat burokratike të çështjes.

Dënimi është dhënë nga Federata italiane, por Tonali është një futbollist tashmë jashtë juridiksionit direkt të saj, meqë aktivizohet në Angli. Çështja më parë duhet të kalojë në Komitetin Olimpik Italian. Pas miratimit të këtij të fundit, që e bën përfundimtar vendimin, do të dërgohet kërkesa në FIFA, e cila e kthen atë në ndërkombëtar, pra të aplikueshëm në çdo kompeticion.

Deri në përfundim të këtyre procedurave burokratike, Tonali është i lirë të luajë rregullisht me Njukasëll dhe klubin anglez po përpiqet të marrë maksimumin prej tij, para se ta humbasë deri në fillimin e sezonit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco