Ish-mesfushori i njohur i Realit lirohet nga akuzat për mashtrim tatimor

Ish-mesfushori i njohur i Realit lirohet nga akuzat për mashtrim tatimor

10:07, 26/10/2023

 

Gjykata e Lartë në Spanjë konfirmoi lirimin e Xabi Alonsos nga akuzat për mashtrim tatimor.

Ai ishte akuzuar për mashtrim tatimor pasi të drejtat e tij të imazhit si lojtar i Realit Madridit iu transferuan një kompanie me qendër jashtë Spanjës, më konkretisht në ishullin Madeira, por vendimi i gjykatës tashmë konfirmoi se nuk u krye asnjë krim ndaj financave të shtetit spanjoll.

Në diskutim ishte një kontratë e nënshkruar më 1 gusht 2009, në të cilën ish-mesfushori transferoi të drejtat e imazhit tek ajo kompani me qendër në Madeira.

Xabi Alonso u akuzua se kishte simuluar një biznes, strategjia e të cilit i shërbente qëllimit të mashtrimit të thesarit publik spanjoll dhe parandalimit të taksimit të saktë të të ardhurave që lindin nga të drejtat e imazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco