Manchester City vijon me serinë e fitoreve, rezultatet e Champions League

Manchester City vijon me serinë e fitoreve, rezultatet e Champions League

23:10, 25/10/2023

Kanë përfunduar duelet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Kampioneve.

Manchester City nuk ka zhgënjyer ndaj Young Boys teksa ka marrë fitoren e tretë radhazi në fazën e grupeve.

Sfida u zhbllokua nga Akanzhi në fillim të pjesës së dytë teksa në minutën e 52′ Elia riktheu baraspeshën.

Më pas ai që i dha fitoren skuadrës së Guardiolës ishte Erling Haland.

Sulmuesi norvegjez realizoi dygolësh, në minutën e 67′ nga pika e bardhë e penalltisë dhe në të 86′.

Nga ana tjetër edhe Leipzigu triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Crvena Zvezdës.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e ndeshjeve të sotme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco