Antetokounmpo rinovon një ditë para startit të sezonit të ri të NBA, ja sa do të përfitojë

Antetokounmpo rinovon një ditë para startit të sezonit të ri të NBA, ja sa do të përfitojë

19:22, 24/10/2023

 

 

Një ditë para startit të sezonit të ri në NBA, basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka rinovuar edhe me 3 sezone të tjera kontratën me skuadrën e Milwaukee Bucks. Nga kontrata e re ai do të përfitojë 186 milionë dollarë.

Ky rinovim hedh përfundimisht zërat e largimit të tij, pas dështimit të sezonit të kaluar. “Në sport nuk ka dështim. Nuk mund të fitosh gjithnjë, një herë fiton ti, një herë të tjerët”, tha Giannis këtë verë, teksa te skuadra e Bucks erdhi edhe Damian Lillard, duke e forcuar ndjeshëm potencialin e këtij ekipi, që synon titullin.

Ai do të ndihmojë Antetokoumpo në arritjen e objektivave sezonale. 28-vjeçari do të jetë një nga basketbollistët më të paguar në NBA, duke fituar dy herë trofeun MVP dhe një titull kampion pikërisht me Milwaukee. Ai ka luajtur edhe 7 herë në ndeshjen e madhe të “All Star Game”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco