Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

Çudira në kampionatin shqiptar, gjashtë trajnerë të shkarkuar e pezulluar në një fazë

Çudira në kampionatin shqiptar, gjashtë trajnerë të shkarkuar e pezulluar në një fazë

17:13, 24/10/2023

 

Për herë të parë, tre skuadrat, Partizani, Tirana dhe Dinamo nuk kanë një trajner të thirrur për atë rol, ç’ka e bën tepër interesante zhvillimin në elitën e futbollit tonë.

Luixhi di Biaxho ishte trajneri më i fundit që largohet në këtë sezon nga drejtimi i Dinamos.

Vendimi i teknikut italian erdhi pas humbjes së bluve kundër Teutës. Di Biaxho tha se vendosi që ta mbyllte kontratën dy-vjeçare sepse nuk e ndien veten mirë, në një situatë ku bëhet peshë për një klub.

Në nisje të muajit Tetor, drejtuesit e Tiranës morën vendimin të pezullonin trajnerin Orges Shehi.

Një zhvillim që ende ka shumë enigma, pasi bardheblutë pësuan dy humbje radhazi dhe Shehi nuk shkarkohet, por lihet jashtë skuadrës.

Largim interesant edhe ai i Zoran Zekiç nga Partizani.

Kroati zgjidhi me konsensus kontratën në kryeqytet pas rreth 3 muajsh bashkëpunim, me klubin që e shiti tek Osijek për 100 mijë Euro. Divorc që shijon për arkat, gjithsesi, planet e të kuqve tashmë kanë marrë një kthesë të papritur dhe duhet gjetur medoemos një trajner i ri.

Shkarkimin e trajnerit e kanë provuar edhe klube si Laçi, Kukësi dhe Teuta, teksa ekipet që vijojnë me trajnerin që nisi sezonin janë vetëm te Erzeni, Egnatia, Vllaznia dhe Skënderbeu.

6 trajnerë të larguar ose pezulluar në vetëm një fazë, situatë që asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur në Superligën shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco