Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

19:26, 06/05/2024
A+ Aa A-

'Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore me Izraelin.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kryeministrit të Katarit dhe shefit të zbulimit të Egjiptit.

Këto dy shtete po ndërmjetësojnë prej disa muajsh bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Një zyrtar izraelit deklaroi që kjo është një lojë e Hamasit për ta bërë Izraelin të duket fajtor që nuk po pranon armëpushimin', raporton VOA. 

Ndërkohë sipas raportimeve të mediave perëndimore, propozimi i armëpushimit besohet të përfshijë një pauzë 40-ditore si dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve izraelitë që mbahen në burgjet izraelite.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Gazës për të festuar arritjen e marrëveshjes së armëpushimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco