Japonia ngre alarmin për arinjë pasi një burrë u gjet i vdekur dhe dy oficerë të policisë të plagosur

Japonia ngre alarmin për arinjë pasi një burrë u gjet i vdekur dhe dy oficerë të policisë të plagosur

14:00, 19/05/2024
A+ Aa A-

Popullata e Japonisë verilindore është paralajmëruar të qëndrojë vigjilente pasi një burrë u gjet i vdekur nga plagët e marra dhe disa oficerë të policisë kanë mbetur me lëndime të rënda.

Siç raportohet, dy oficerë në qytetin Kazuno janë sulmuar ndërsa po merrnin trupin e të vdekurit.

Ai është gjetur i vdekur duke kërkuar për fidane bambuje në male disa ditë më parë.

Por, ende nuk është konfirmuar nëse përgjegjës për sulmet ishte një ari siç thuhet, shkruan skynews.

E lëndimet e policëve, megjithëse të rënda, dyshohet se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Bëhet e ditur se në kërkimin e arinjëve tashmë janë përfshirë një helikopter policie dhe disa vetura.

Gjithashtu, zonat pyjore në Kazuno janë mbyllur për një kohë të pacaktuar, me shenja paralajmëruese të vendosura.

Edhe banorët janë paralajmëruar të mos dalin natën dhe të mbajnë diçka në dorë për të trembur arinjtë nëse i hasin.

Ndryshe, Japonia është shtëpia e mijëra arinjve të zinj aziatikë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco