Vjen zyrtarizimi i klubit, Dinamo mbyll bashkëpunimin me trajnerin Di Biagio

Vjen zyrtarizimi i klubit, Dinamo mbyll bashkëpunimin me trajnerin Di Biagio

16:47, 24/10/2023

Di Biagio nuk është më trajner i Dinamos. Klubi dinamovit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun e njohur. Kujtojmë që vetë Di Biagio lajmëroi dorëheqjen pas humbjes së fundit. Si duket, palët tashmë kanë shtrënguar duart dhe kanë ndarë rrugët. Shkak për këtë divorc janë bërë rezultatet e dobëta. Dinamo renditet në vendin e fundit me 7 pikë.

“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Luigi Di Biagio. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderon trajnerin për impenjimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre muajve që drejtoi skuadrën tonë dhe shpreh mirënjohjen për nivelin e lartë të kulturës sportive.
Presidenti Bardhi investoi duke sjellë një imazh mjaft të njohur të futbollit europian, pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Trajnerit Di Biagio i urojmë fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme!” – Shkruan Dinamo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco