Salah mund të thotë lamtumirë, Liverpool ka gati zëvendësuesin

Salah mund të thotë lamtumirë, Liverpool ka gati zëvendësuesin

15:50, 24/10/2023

Me kërkesë të shprehur nga trajneri i tyre, gjermanit Jurgen Klopp, Liverpool ka filluar të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Rodrygo. Trajneri mendon se braziliani do të përshtatej si zëvendësuesi i Mohamed Salah dhe nga ana tjetër, raportojnë se Real Madrid nuk e përjashton shitjen e tij.

Verën e kaluar, Al Ittihad u përpoq të merrte shërbimet e Salah. Edhe pse oferta ishte shumë e majme, egjiptiani përfundoi duke e refuzuar atë për shkak të respektit që ndjen për Liverpool.

Duke parë përpara sezonin e ardhshëm, lamtujmira e tij mund të jetë e pashmangshme. Për këtë arsye, klubi anglez ka nisur kërkimin për një lojtar që të mbulojë atë hapësirë. Rodrygo Goes, braziliani 22 vjeçar pëlqehet nga Klopp, me gjermanin që i ka kërkuar klubit të interesohet për nënshkrimin e tij.

Të gjithë këtë informacion merkatoj e ka thënë gazetari Eduardo Inda në programin e njohur “Chiringuito”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco