‘Mos i justifikoni bastet, Tonali dhe Fagioli janë dy budallenj’

‘Mos i justifikoni bastet, Tonali dhe Fagioli janë dy budallenj’

22:24, 23/10/2023

Ish-futbollisti italian që ka luajtur me një sërë emrash të mëdhenj, mes tyre edhe me Juventus e Milan, tani komentator, Paolo Di Canio, foli së fundmi për mediet për skandalin që prek konkretisht Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali.

Di Canio theksoi se ata të dy duhet të jenë shumë bosh që luajnë baste, ndërsa nuk i kurseu as ofendimet ndaj dy futbollistëve.

“Futbollistët që luajnë loto janë idiotë. Nëse vë bast për futbollin, je bosh, je budalla, nuk ka nevojë t’i justifikosh ata që vënë baste! Këtë e them si vëlla më i madh dhe si baba. Fillon lehtë, pastaj ka plane të ndryshme edhe krijon varësi nga kumari. Nuk ka nevojë të justifikohet”, deklaroi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco