VIDEO/ Kërcimi me peshqir i Armando Brojës po bën xhiron e rrjetit

VIDEO/ Kërcimi me peshqir i Armando Brojës po bën xhiron e rrjetit

19:23, 23/10/2023

Tifozët presin të shohin përsëri Armando Brojën në fushën e lojës. Por imazhi i vetëm që ka qarkulluar sot gjerësisht në rrjetet sociale, është ai i sulmuesit të kombëtares shqiptare duke kërcyer i mbështjellë me peshqir.

Ka qenë shoku i tij i skuadrës, Ben Çilluell, ia i cili ka bërë publike disa foto dhe video gjatë ditës së fundit, duke shkruar thjesht “tetor”.

Dhe në një nga këto video, shfaqet Broja duke bërë një kërcimin e “pëllumbit” i mbështjellë vetëm me një peshqir në mes.

Momente humori mes shokëve të skuadrës, por që padyshim kanë sjellë mjaft komente nga tifozët, të cilët deshën të dinin arsyen pse Broja po bënte këtë shfaqje të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco