Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Thellohet kaosi i Serie A, akuzuesi i basteve vihet nën hetim për shpifje ndaj futbollistëve

Thellohet kaosi i Serie A, akuzuesi i basteve vihet nën hetim për shpifje ndaj futbollistëve

18:37, 23/10/2023

Kaosi i shkaktuar nga çështja e futbollistëve të cilët vendosin baste në ndeshjet e kampionatit italian, nuk ka fund.

Agjencia e lajmeve ANSA tashmë bën të ditur se në listën e të hetuarve dhe akuzuarve ka përfunduar edhe ai i cili shpërtheu këtë “bombë” të madhe në futbollin italian, paparaci Fabricio Korona.

Sipas saj, në Prokurorinë e Milanos është hapur një dosje dhe ka nisur procedimi penal për shpifje ndaj Koronës, pas akuzave të ngritura ndaj tij nga futbollistët Stefan El Sharaui dhe Nikolo Kasale.

Të dy këta futbollistë ishin përmendur nga Korona në emisionin “Stricia La Notizia” si protagonistë të skandalit të fundit, teksa vinin baste në ndeshjet e futbollit.

Futbollistët gjatë fundjavës kishin bërë të qartë se do të kërkonin që të pastrohej imazhi i tyre në rrugë ligjore, duke paditur për shpifje paparacin e njohur dhe që sot është hapur dosja pas kallëzimit që kanë bërë në adresë të tij avokatët e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco