Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Eurogola në Principatë, Monaco rimerr kryesimin në Ligue 1

Eurogola në Principatë, Monaco rimerr kryesimin në Ligue 1

20:11, 22/10/2023

Monaco përmbys Metzin, siguron fitoren e tretë radhazi dhe rikthehet në krye të Ligue 1.

Skuadra nga Principata triumfoi 2-1 me përmbysje në “Stade Louis II”.

Takimi nisi me një eurogol të Metzit. Ishte minuta e katërt kur Lamine Camara pa daljen e portierit kundërshtar dhe realizoi një eurogol.

Gjithsesi, Monaco nuk u trondit dhe iu fal dygolëshit të Aleksandr Golovin për të marrë tri pikët. Sulmuesi rus barazoi tri minuta përpara fundit të së parës.

27-vjeçari gjeti trekëndëshin e portës së Metzit me një “predhë” me të djathtën, teksa dhuroi sërish spektakël në minutën e 55-të.

Goditje dënimi për vendasit, ekzekutim perfekt i Golovin dhe Monaco në avantazh.

Ndeshja nuk dhuroi më gola, me skuadrën e Adi Hutter që menaxhoi avantazhin deri në fund.

Monaco u përgjigjet në këtë mënyrë ndjekësve Nice dhe PSG, dhe rimerr komandën e kampionatit francez me 20 pikë të grumbulluara në 9 javë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco