Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Trajneri i Empolit: Garanci ta kem në fushë Etrit Berishën

Trajneri i Empolit: Garanci ta kem në fushë Etrit Berishën

19:26, 22/10/2023

Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë.

Portieri shqiptar u largua nga Torino ku nuk kishte hapësira për t’u transferuar tek Empoli.

Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, nuk i kurseu elozhet për gardianin duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor.

“Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë. Është një person i jashtëzakonshëm edhe në dhomat e zhveshjes, është i rëndësishëm për ekipin. Bën shumë mirë punën e tij dhe për mua është një garanci ta kem në fushë”, u shpreh Andreazzoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco