Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Nga 0-2 në 3-2, përmbysje e ‘çmendur’ e Teutës ndaj Dinamos

Nga 0-2 në 3-2, përmbysje e ‘çmendur’ e Teutës ndaj Dinamos

19:05, 22/10/2023

Teuta ka triumfuar ndaj Dinamo City, me një përmbysje të çmendur me rezultatin 2-3.

Një ndeshje dramatike në “Elbasan Arena”, ku në fund festuan durrsakët.

Dinamo dukej shumë afër fitores, teksa kaloi në avantazh të dy golave, pasi shënuan Kaçorri në minutën e 32-të dhe Denisson në minutën e 52-të.

Teuta nuk u dorëzua dhe ia doli të bëjë një përmbysje të çmendur.

Peposhi ngushtoi diferencat n ë minutën e 73-të, ndërsa Fili barazoi pas një penalltie me VAR në minutën e 84-t.

Në minutën e 98-të, ishte Jazxhi, i cili shënoi edhe golin e përmbysjes, duke i dhënë 3 pikë të arta Teutës, që ngjitet në vendin e tetë me 11 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e fundit me 7 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco