Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Dëmtohet Goretzka, humbet ndeshjet e rëndësishme të Bayernit

Dëmtohet Goretzka, humbet ndeshjet e rëndësishme të Bayernit

18:43, 22/10/2023

Bayern Munchen duket se nuk po arrin të shpëtojë nga situata me dëmtimet e njëpasnjëshme të futbollistëve të tij.

I radhës ka qenë ai i yllit të mesfushës, Leon Goretzka, një lojtar kyç për rreshtimin e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Klubi bëri të ditur se gjatë ndeshjes ndaj Mainzit ai kishte pësuar frakturë në dorën e majtë dhe për këtë arsye ishte dashur që t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Klubi bëri të ditur se gjithçka kishte shkuar në rregull dhe se tashmë lojtari do të niste procesin e riaftësimit.

Sipas ”BILD”, Goretzka do të mungojë për të paktën 3 javë nga bavarezët, duke u kthyer në dispozicion vetëm pas pauzës së kombëtareve.

Kështu, ai do të humbasë sfidat ndaj Gallatasarajit në Stamboll, ndaj Darmshtad në Bundesligë, Sarbruken në Kupë, ndaj Dortmundit në Bundesligë dhe ndaj Gallatasarajit në Gjermani për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco