Pasuesi i Lewandowskit? Barcelona e ka gati zgjidhjen, në shënjestër ylli argjentinas

Pasuesi i Lewandowskit? Barcelona e ka gati zgjidhjen, në shënjestër ylli argjentinas

18:57, 18/10/2023

 

Kontrata e Robert Lewandowskit me Barcelonën përfundon në vitin 2026, megjithatë rendimenti dhe mbi të gjitha mosha e polakut, detyrojnë Barcelonën të mendojnë edhe për zëvendësuesin e 35-vjeçarit. Dhe, në fakt drejtuesit katalanas e kanë gati alternativën.

Sipas shtypit spanjoll, i preferuari i trajnerit Xavi Hernandez është Julian Alvarez i Manchester Cityt. Argjentinasi e ka treguar veten e tij me The Citizens edhe pse Pep Guardiola nuk i dhuron mjaftueshëm minuta. Por, te Barcelona sulmuesit mund t’i garantohet roli i protagonistit kryesor dhe kjo e tundon 23-vjeçarin.

Alvarez në kontratën e tij ka një klauzolë që e lejon të largohet nga City për shifrën e 50 milionë eurove dhe te Barça po mendojnë seriozisht të bëjnë një sakrificë për një sulmues që garanton shumë për të ardhmen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco