Rezultoi pozitiv në testin e dopingut, Juventusi i ul pagën Pogba

Rezultoi pozitiv në testin e dopingut, Juventusi i ul pagën Pogba

11:50, 10/10/2023

 

Pezullim dhe shkurtim të pagës mujore. Është kjo masa e marrë nga Juventusi kundrejt Pol Pogba. Mesfushori francez i cili rezultoi pozitiv në testin e dopingut po përballet tashmë me pasojat e rënda. Sipas mediave italiane, klubi i ka komunikuar futbollistit masat. Gjithsesi, sipas rregullores, Pogba do të vijojë të paguhet nga klubi bardhezi, me vetëm minimumin federal të vendosur nga drejtuesit e kampionatit italian. Në këtë mënyrë, 31-vjeçari do të paguhet nga torinezët rreth 2 mijë Euro në muaj, për një total të kontratën 42 mijë e 477 Euro.

Deri të Premten mesfushori francez mund të vendosë nëse do të kërkojë të merret në pyetje nga prokurori i antidopingut apo do të dërgojë dokumentet e mbrojtjes me qëllim që të evidentojë faktin që e ka përdorur substancën. Lojtari rrezikon deri në katër vjet skualifikim, i cili mund të reduktohet në dy në rast të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. 

Në rast dënimi, Juve do të mund të ndërpresë edhe kontratën, e cila skadon më 30 Qershor 2026. Kundëranaliza ka treguar se substanca e gjetur në trupin e francezit nuk është testosteroni, por një hormon steroid endogjen natyral i njohur zakonisht si “hormoni i rinisë”. Megjithatë, është një substancë e klasifikuar si doping, por e pranishme në shumë produkte në treg. Një pikë që mund të ndihmojë mbrojtjen franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco