Deschamps kritikon FIFA-n për formatin e Botërorit 2030

Deschamps kritikon FIFA-n për formatin e Botërorit 2030

22:42, 09/10/2023

Didier Deschamps ishte i pakënaqur kur u pyet, në një konferencë për shtypin, për mënyrën se si do të organizohet Botërori 2030:

“Përveç faktit që organizimi i Kupës së Botës në disa vende është një trend, është edhe e veçanta e këtyre tri ndeshjeve në kontinentin e Amerikës së Jugut”, tha francezi duke iu referuar faktit se tri ndeshjet hapëse të Botërorit ndahen mes Paraguajit, Uruguait dhe Argjentinës.

“Nuk e di se cilat skuadra do të përfshihen në këto tri ndeshje, por kjo do të thotë se tri ekipet amerikano-jugore do të luajnë një ndeshje në shtëpi, që tashmë është një avantazh. Të tjerët do të duhet të lëvizin… Nuk e di se kush i merr vendimet, por nuk e fsheh që më pëlqejnë gjërat që janë shumë më koherente në nivel sportiv dhe fizik. Nga ana etike, mendoj se nuk jemi ende atje”, tha trajneri francez.

FIFA shpërndau Kupën e Botës 2030 në gjashtë vende: Argjentinë, Paraguai, Uruguai, Portugali, Spanjë dhe Marok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco