Risi dhe rikthime në listën e Italisë, Spalletti lë jashtë lojtarët e Milan-it

Risi dhe rikthime në listën e Italisë, Spalletti lë jashtë lojtarët e Milan-it

21:51, 06/10/2023

Rrugëtimi i Italisë drejt EURO 2024 vijon, me përfaqësuesen e Spalletti-t që pas katër pikëve në muajin shtator ka nisur nga puna për dy takimet e muajit tetor.

Kampionët e Europës qëndrojnë në vendin e dytë të Grupit E me 7 pikë, po aq sa Ukraina dhe 6 pikë më pak se Anglia kryesuese, ndërsa dy përballjet, ndaj Maltës fillimisht e më pas ndaj Anglisë do të jenë shumë përcaktuese për Italinë sa i përket kualifikimit.

Për takimet e muajit tetor, trajneri Luciano Spalletti ka ftuar 27 lojtarë, ndërsa nuk mungojnë risitë apo edhe rikthimet.

Mbrojtësi i Tottenham, Destiny Udogie do të përjetojë emocionet e para me përfaqësuesen, ndërsa është rikthyer Giacomo Bonaventura, që rikthehet pas tre vitesh, ndërsa Spalleti ka rikthyer pas dy vitesh edhe sulmuesin Moise Kean.

Sa i përket kampionatit italian janë ftuar 22 lojtarë, ku kryeson Interi me 6 futbollistë, ndërsa në këtë grumbullim, Spalletti nuk ka ftuar asnjë lojtarë të Milani-t.

Grumbullimi do të nisë mbrëmjen e të dielës, ndërsa Italia do të luajë ndeshjen e parë më 14 tetor në “San Nicola”, në Bari përballë Maltës, ndërsa tre ditë më pas do të luajë në “Wembly” përballë Anglisë, në një sfidë ku emocionet e finales së EURO2020 do të rikthehen, por tani me një tjetër mision.

LISTA

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Tottenham);

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma), Giorgio Scalvini (Atalanta), Destiny Udogie (Tottenham);

Mesfushorët: Nicolo Barella (Inter), Giacomo Bonaventura (Fiorentina), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Sandro Tonali (Newcastle);

Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Chiesa (Juventus), Moise Kean (Juventus), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaçagni (Lazio), Nicolo Zaniolo (Aston Villa).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco