Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tiranës pas largimit të Orges Shehit

Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tiranës pas largimit të Orges Shehit

12:58, 05/10/2023

Orë intensive në kampin e Tiranës vetëm dy ditë para klasikes së futbollit shqiptar, kundër Vllaznisë, që do të luhet në Kukës. Drejtuesit e 26-herë kampionëve të Shqipërisë shkarkuan trajnerin Orges Shehi, për shkak të dy humbjeve radhazi në shtëpi dhe tani duhet të gjejnë një emër të përshtatshëm për t’i besuar timonin e skuadrës.

Presidenca bardheblu i ka dhënë pak orë vetes për të zyrtarizuar pasuesin e Shehit, duke shtyrë seancën stërvitore të kësaj të enjteje nga ora 11:00 në 15:00.

Sipas Super Sport, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tiranës është një emër i njohur për futbollin shqiptar e veçanërisht për bardheblutë, Julian Ahmataj.

44-vjeçari ka qenë në krye të Tiranës për një periudhë të shkurtër kohore tetor-dhjetor 2019, pa harruar faktin që ka dhënë kontribut te kryeqytetasit edhe si futbollist në dy periudha të ndryshme.

Me shumë mundësi Ahmataj do të dalë që sot në stërvitje, për të mos humbur kohë me përgatitjet për Vllazninë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco