Muja nuk i mjafton Antwerpit ndaj Shaktarit, Atletico Madrid fiton me përmbysje

Muja nuk i mjafton Antwerpit ndaj Shaktarit, Atletico Madrid fiton me përmbysje

20:49, 04/10/2023

Skuadra e Arbnor Mujës, Antwerp, ka humbur në shtëpi me shifrat 2-3 ndaj Shakhtar Donetsk.

Të parët që kaluan në avantazh ishin belgët falë golit spektakolar të sulmuesit të kombëtares shqiptare. Muja ka dribluar brenda zonës dhe ka shënuar mjeshtërisht në minutën e 3’ të ndeshjes, golin e tij të parë në Champions League.

Më pas vendasit shënojnë përsëri në minutën e 33’ duke e mbyllur kështu në avantazhin e dy golave pjesën e parë.

Në të dytën asgjë nuk shkoi mirë për skuadrën e Mujës.  Ukrainasit shënuan tre herë duke përmbysur rezultatin e duke marrë një fitore të rëndësishme.  Alderweireld i ka hequr barazimin nga duart skuadrës së tij, pasi në minutën e 97’ humbi një 11 metërsh.

Sfida tjetër e pasdites, ajo mes Atletico Madrid dhe Feneyoord është mbyllur me rezultatin 3-2 për spanjollët.

Të parët që kaluan në avantazh ishin holandezët falë autogoli të Hermoso në minutën e 7’. Në të 12’, ishte Morata që barazoi, por Hancko kalo Feyenoord në avantazh në minutën e 34’.

Megjithatë, Griezmann mendoi për skuadrën dhe i dërgoi ekipet në barazim në dhomat e zhveshjes, kjo pasi francezi shënoi golin e rezultatit 2-2 në përfundimin e harkut të parë kohor.

Në pjesën e dytë, Alvaro Morata shënoi golin e fitores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco