U shkarkua nga Leipzig, Bayerni gati të firmosë me 50-vjeçarin

U shkarkua nga Leipzig, Bayerni gati të firmosë me 50-vjeçarin

19:26, 04/10/2023

 

Aventura e Max Eberls si Drejtor Sportiv i Leipzig zgjati më pas se një vit, pasi në fund të muajit shtator klubi gjerman e shkarkoi për mungesë impenjimi.

Gjermani 50-vjeçar iu bashkua Leipzig në dhjetorin e vitit të kaluar, pas një eksperience të konsiderueshme dhe mjaft pozitive te Borussia Monchengladbach, por te ‘demat’ nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.

Megjithatë Eberl shumë shpejt mund të kthehet në pozicionin e Drejtorit Sportiv, këtë herë në një klub të madh si Bayerni i Mynihut, ku do të ketë mundësi të rivalizojë sërish me Leipzig.

Mediat gjermane raportojnë se Eberl ka nisur prej ditësh negociatat me bavarezët dhe sapo të ketë zgjidhur kontratën me Leipzig, do të firmosë me Bayernin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco