Prihet bileta për fluturim/ Broja gati për Kombëtaren, të dielën zbarkon në Shqipëri

Prihet bileta për fluturim/ Broja gati për Kombëtaren, të dielën zbarkon në Shqipëri

16:16, 04/10/2023

Data 12 tetor mund të jetë një datë e shënuar për të gjithë shqiptarët.

Në stadiumin kombëtar “Air Albania”, Shqipëria do të ndeshet kundër Çekisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Një fitore e kuqezinjve tanë do të përkthehej si një shans prej 90% për t’u kualifikuar në turneun prestigjioz.

Trajneri brazilian i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ende nuk ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë të rëndësishme, por bëhet me dije se Armando Broja ka marrë ftesën paraprake dhe do të rikthehet për të veshur fanellën e tij pas një viti.

Edhe pse përjetoi një dëmtim të rëndë dhe koha për t’u rikuperuar ishte tepër e gjatë, Armando Broja është rikthyer më i fortë se kurrë, me një formë shumë të mirë fizike dhe teknike, teksa shënoi edhe gol me fanellën e Chelsea në përballjen ndaj Fulham.

Broja shihet si arma më e fortë e sulmit të Shqipërisë, ku fiziku i tij dhe shpejtësia, shihen si dy gjërat më kërcënuese për çdo repart të mbrojtjes së kundërshtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco