VIDEO/ E pabesueshme në Amerikë, futbollisti debuton në kampionat në moshën 13 vjeçare

VIDEO/ E pabesueshme në Amerikë, futbollisti debuton në kampionat në moshën 13 vjeçare

19:29, 02/10/2023

Orët e fundit në Amerikë nuk flitet për gjë tjetër veçse për Da’vian Kimbrpough. Ai është bërë futbollisti më i ri në moshë që luan në kampionatin profesionist amerikan, duke vendosur rekord moshe.

 

Ai debutoi në USL Championship (kategoria e dytë, pas MLS) në moshën 13 vjeç, 7 muaj e 13 ditë me ekipin e Sacramento Republic. Ai thyen kështu rekordin e vendosur në vitin 2021 nga Axel Kei, që pat luajtur në moshën 13 vjeç, 9 muaj e 9 ditë.

 

 

Kimbrough u ble këtë verë nga Sacramenro nga skuadra e New York Red Bulls. Në ndeshjen e luajtur dje ndaj Las Vegas Lights, ai hyri në fushë në minutën e 87-të, duke u pritur me ovacione nga publiku.

Me këtë debutim, Kimbrouhg ka bërë që Amerika dhe Meksika të hyjnë në sherr mes tyre për të siguruar shërbimet e talentit të ri. Ai ka nënshtetësi të dyfishtë, ndaj të dyja shtetet synojnë ta aktivizojnë me kombëtaren e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco