VIDEO/ Leao nderon Milanin, 1 gol për 3 pikë ndaj Veronës

VIDEO/ Leao nderon Milanin, 1 gol për 3 pikë ndaj Veronës

17:36, 23/09/2023

Milan nuk shkëlqen, por bën detyrën në “San Siro” dhe mposht me rezultatin minimal 1-0, Veronën.

Në sfidën që nisi me vonesë për shkak të reshjeve të shiut, kuqezinjtë ia dolën falë një goli të shpejtë nga Rafael Leao. Portugezi shënoi që në minutën e tetë falë një asisti të Olivier Giroud, i cili rrëmbeu një top nga kundërshtarit dhe nisi Leaon që nuk fali duke shfrytëzuar në maksimum shpejtësinë që e karakterizon.

Në minutat pasardhëse, Verona ia doli të kalonte shokun psikologjik dhe në të 21-tën u desh ndërhyrja e Sportiellos për të shmangur golin.

Në pjesën e dytë, vendasit menduan më shumë për të menaxhuar avantazhin dhe ndeshja nuk pati raste të pastra shënimi.

Milani rikthehet kështu te trepikëshi pas asaj humbje në derbi ndaj Interit, me kuqezinjtë që ngjiten në kuotën e 12 pikëve dhe për momentin janë të dytët.

Nga ana tjetër, Verona mbetet në vendin e nëntë me shtatë pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco