Ronaldo realizon dopietë, Al Nassr-Al Ahli mbyllet me shtatë gola

Ronaldo realizon dopietë, Al Nassr-Al Ahli mbyllet me shtatë gola

22:24, 22/09/2023

Al Nassr fiton minimalisht ndaj Al Ahli në një sfidë që dhuroi shtatë gola.

Skuadra e Cristiano Ronaldos mori fitoren 4-3, ndërsa diktoi ritmin gjatë gjithë ndeshjes.

Sfida u zhbllokua në minutën e 4’ me Ronaldon që kaloi vendasit në avantazh pas asistit të Mane.Në minutën e 17’ i asistuar nga Laporte, Talisca shënoi golin e dytë për ekipin e tij. Al Ahli tentoi të reagojë dhe rihapi sfidën me Kessie, që shënoi për miqtë në minutën e 30’.

Megjithatë në minutën e 45+6’ Talisca gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke realizuar golin e tretë për Al Nassr. Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 50′ Mahrez shënoi golin e dytë për miqtë, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr reaguan shpejt dhe në minutën e 52′ portugezi realizoi golin e katërt për skuadrën e tij.

Në minutën e 87’ Al Brikan shënon golin e tretë për miqtë, por në fund ishin vendasit at që triumfuan. Pas javës së shtatë të Saudi Pro League, Al Nassr renditet në vend të pestë me 15 pikë,ndërsa Al Ahli që ka po 15 pikë renditet në vend të gjashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco