Ndeshjet e sotme në Ligën e Konferencës, Ballkani në transfertën çeke

Ndeshjet e sotme në Ligën e Konferencës, Ballkani në transfertën çeke

10:18, 21/09/2023

Përveç Ligës së Europës, mbrëmjen e sotme luhen edhe 15 sfida të Ligës së Konferencës, të cilat ndahen në orën 18:45 dhe 21:00.

Legia e Ernest Muçit luan një sfidë të vështirë përballë Aston Vilës në orën 18:45, e cila është një nga pretendentet për ta fituar këtë sezon.

Në orën 21:00, vëmendja e të gjithë shqiptarëve është te Ballkani i Ilir Dajës, me kampionët e Kosovës që ndeshen në transfertë përballë Plzen.

Kjo është hera e dytë radhazi që Ballkani merr pjesë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa kësaj radhe do të kërkojë të shkruajë një tjetër histori, atë të kualifikimit në fazën tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco