Formacionet zyrtare/ Inzaghi e ndan mendjen për Asllanin, Bayern 'përplaset' me United

Formacionet zyrtare/ Inzaghi e ndan mendjen për Asllanin, Bayern 'përplaset' me United

20:10, 20/09/2023

Në orën 21:00, do të luhen 6 sfida tepër interesantë të vlefshme për grupet e Champions League.

Pas fjalëve të Simone Inzaghit 24 orë më parë, se mesfushori shqiptar ishte gati për ndeshje të rëndësishme, vjen dhe konfirmimi në formacionin zyrtar zikaltër për përballljen me Real Sociedadin në transfertë.

Inzaghi e ka preferuar Asllanin bashkë me Mkhitaryan në mesfushë, në mungesë të Çalhanoglu, që ka pasur probleme fizike.

Një mundësi e artë për lojtarin e Kombëtares shqiptare për t’i treguar trajnerit se meriton shumë më tepër minuta në këmbë.

Ndërkohë, sfida e cila spikat më shumë, është ajo mes Bayern Munich dhe Manchester United. “Bavarezët” ndodhen në një moment më të mirë se anglezët, por nga “Djajtë” do të duhet të tregohet kujdes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco