VIDEO/ Momenti kur portieri i Lazios shënon në minutën e 95-të ndaj Atleticos

VIDEO/ Momenti kur portieri i Lazios shënon në minutën e 95-të ndaj Atleticos

10:01, 20/09/2023

Rikthimi i Ligës së Kampionëve mbrëmë u përcoll me emocione të shumta, veçanërisht në ndeshjen mes Lazios dhe Atletico Madridit.

Në fund, Atletico Madridi ishte në avantazh 1-0 me golin e Pablo Barrios.

Skuadra e Simeones ishte disa sekonda larg fitores mbrëmë, por portieri i Lazios, Ivan Provedel, vendosi të ishte heroi i italianëve.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit, Luis Alberto me një harkim në zonën e Atleticos e gjen Provedel, i cili shënon në minutën e 95-të për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë tejet të vlefshme.

Golin e Provedel e gjeni më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco