Laçi ngjitet në vendin e dytë, kurbinasit fitojnë me përmbysje ndaj Vllaznisë

Laçi ngjitet në vendin e dytë, kurbinasit fitojnë me përmbysje ndaj Vllaznisë

17:11, 19/09/2023

 

Laçi ka mundur të marrë një fitore spektakolare në shtëpi kundër Vllaznisë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët, pasi në minutën e tretë të lojës, Boshnjaku zhbllooi shifrat.

Laçi nuk u dorëzua kollaj, pasi ende pa përfunduar pjesa e parë, në minutën e 6’ të shtesës, Sobowale arriti të barazonte shifrat.

Një lojë intensive, me raste dhe me përplasje ishte gjatë pjesës së dytë, por mrekullia ndodh në minutën e 82’ për kurbinasit. I sapo future në lojë si zëvendësues, Tresa shënon një supergol nga distance duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së Laçit.

Me këto tre pikë të fituara ditën e sotme, kurbinasit renditen në vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e pestë me pesë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco