Arrihet marrëveshja, Kombëtarja e Gjermanisë bëhet me trajner të ri

Arrihet marrëveshja, Kombëtarja e Gjermanisë bëhet me trajner të ri

15:46, 19/09/2023

Trajneri i njohur gjerman Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane të futbollit, raporton e përditshmja gjermane “Bild”.

Nagelsman do të pasojë Hansi Flick si trajner i Gjermanisë, i cili së fundmi u shkarkua pas humbjes në ndeshjen miqësore kundër Japonisë (1-4).

“Bild” raporton se Nagelsmann arriti një marrëveshje në parim me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Image

Ai do të jetë trajner i gjermanëve deri në fund të Kampionatit Evropian në vitin 2024.

Theksohet më tej se disa detaje të kontratës mbeten për t’u rënë dakord dhe Nagelsman do të fitojë rreth 400,000 euro në muaj.

Nagelsmann aktualisht është pa punë, pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Bayernit në mars.

Ai kishte kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, sipas së cilës do të merrte rreth 20 milionë euro për shkak të shkarkimit.

“Bild” raporton se Nagelsmann e ndërpreu kontratën me Bayernin pak ditë më parë në mënyrë që të mund të bëhej trajner i Gjermanisë.

Drejtuesit e DFB-së mund të njoftojnë zyrtarisht në 24 orët e ardhshme se Nagelsman është trajneri i ri i Panzerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco