Takimi special në Milanello, Ibrahimovic zbulon bisedën me trajnerin Pioli

Takimi special në Milanello, Ibrahimovic zbulon bisedën me trajnerin Pioli

12:50, 19/09/2023

Pas disfatës së rëndë në derbi ndaj Interit, Zlatan Ibrahimovic vendosi t’i drejtohej qendrës stërvitore të Milanit, “Milanello”. Ish-sulmuesi ishte së bashku me trajnerin Stefano Pioli duke ndjekur seancën stërvitore të kuqezinjve para ndeshjes së Champions League ndaj Newcastle.

Një sfidë e rëndësishme si për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane, ashtu edhe për të hedhur pas krahëve atë humbje të shëmtuar me Interin.

Të gjithë ishin kuriozë mbi atë që Zlatan ka folur në stërvitje duke qenë se dihet pesha e një personazhi si Ibra.

Vetë suedezi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale zbulon pak nga biseda me Piolin, ndërsa i kërkoi tifozëve ta mbështesin gjithnjë skuadrën pavarësisht momentit të vështirë.

“Përshëndetje të gjithë milanistëve. Kalova nga Milanello për t’i thënë Piolit se unë jam gati për ndeshjen me Newcastle. Problemi është se nuk jam në listë edhe pse ndihem mirë fizikisht. Por, t’i lëmë mënjanë shakatë, vazhdoni të mbështesni Milanin, gjithçka do të shkojë mirë. Shihemi në stadium”, përfundoi Zlatan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco