Milan humbet mbrojtësin, larg fushave për tre muaj

Milan humbet mbrojtësin, larg fushave për tre muaj

12:26, 19/09/2023

Telashe në organikën e Milanit të trajnerit Stefano Pioli. Kuqezinjtë humbasin Mattia Caldara i cili pas një problemi në kavilje do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën tre muaj.

29-vjeçari do të mund të shkelë sërish në fushat e blerta vetëm në vitin e ardhshëm.

Caldara ishte rikthyer te Milani këtë verë pas një eksperience te Spezia, teksa trajneri Pioli e kishte vendosur edhe në listën e lojtarëve që mund të aktivizoheshin në Champions League.

Por, tashmë fati i bëri sërish një lojë të shëmtuar me Caldarën që ditët e ardhshme do të fokusohet te rikuperimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco